Itali, partia e ekstremit të djathtë që ka shanse për fitore, pezullon kandidatin që lëvdonte Hitlerin

Itali, partia e ekstremit të djathtë që ka shanse për fitore, pezullon kandidatin që lëvdonte Hitlerin

08:28, 21/09/2022

Partia “Vëllezërit e Italisë”, e cila duket se do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të vendit më 25 shtator, ka pezulluar një nga kandidatët e saj të martën pasi u zbulua se ai kishte lavdëruar diktatorin nazist Adolf Hitler në postimet në internet.

Vëllezërit e Italisë i kanë rrënjët në një grup neofashist të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore - Lëvizja Sociale Italiane, MSI - por liderja e saj Giorgia Meloni, që pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë, është dukur të distancohet nga larg – dhe thotë se partia e saj është një forcë e moderuar konservatore.

Vetë Meloni mund të shihet në një intervistë me televizionin francez në vitin 1996 duke e përshkruar Musolinin si një "politikan të mirë".

Kritikët, megjithatë, e akuzojnë partinë se mban neofashistë në radhët e saj - në të vërtetë, dy nga pasardhësit e Musolinit janë midis anëtarëve të saj - dhe gazeta La Repubblica botoi së fundi një koment në rrjetet sociale të postuar tetë vjet më parë nga kandidati i partisë, Calogero Pisano, që e ngrinte Hitlerin si një "burrështetas të madh".

Pisano, i cili kandidonte për zgjedhje në Siçili, në vitin 2016 lavdëroi dikë që e përkufizoi Melonin si një "fashiste moderne", duke pretenduar se Vëllezërit e Italisë "kurrë nuk i kishin fshehur idealet e veta të vërteta".

Shfaqja e komenteve ndezi zemërimin e hebrenjve italianë. "Ideja që ata që lavdërojnë Hitlerin, mund të hyjnë në parlamentin e ardhshëm, është e papranueshme," shkroi në Tëitter, Ruth Dureghello, kryetarja e komunitetit hebre të Romës.

“Nuk mund të ketë vend askund për ata që legjitimojnë urrejtjen”, tha ajo.

Si reagim ndaj polemikave, partia Vëllezërit e Italisë tha se e pezullonte Pisanon me efekt të menjëhershëm. “Nga ky moment, Pisano nuk përfaqëson më (partinë) në asnjë nivel”, thuhet në një deklaratë.

Vetë Pisano kërkoi falje, duke deklaruar në Facebook se "vite më parë, kam shkruar gjëra që ishin thellësisht të gabuara" dhe duke vënë në dukje se postimet ishin hequr që atëherë.

Vëllezërit e Italisë pritet gjerësisht të dalin si partia më e madhe e vetme në Itali në zgjedhjet këtë të dielë dhe të udhëheqin një koalicion të partive të krahut të djathtë në një shumicë në të dy dhomat e parlamentit.

Lexo edhe: Italia e përçarë për Kryeministren e mundshme Giorgia Meloni, përpara zgjedhjeve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco