Protesta në Iran: Gratë djegin shamitë e kokës në revoltë kundër hixhabit

Protesta në Iran: Gratë djegin shamitë e kokës në revoltë kundër hixhabit

07:53, 21/09/2022

Protestueset femra kanë qenë në ballë të ashpërsimit të protestave në Iran dhe kanë djegur shamitë e kokës, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të arrestuar për shkelje të ligjeve të hixhabit.

Demonstratat kanë vazhduar për pesë net radhazi dhe janë përhapur në disa qytete dhe qyteza.

Mahsa Amini vdiq në spital të premten pasi kaloi tre ditë në koma.

Në Sari, në veri të Teheranit, turma të mëdha brohoritën kur gratë i vunë zjarrin hixhabeve të tyre në shenjë sfide.

Zonja Amini u arrestua në kryeqytet javën e kaluar nga policia morale e Iranit, e akuzuar për shkelje të ligjit që u kërkon grave të mbulojnë flokët me hixhab ose shami si dhe krahët dhe këmbët me veshje të gjera.

Ajo ra në koma pak pasi u rrëzua pa ndjenja në tokë në një qendër paraburgimi.

Ka pasur raportime se policia e ka goditur në kokë zonjën Amini me një shkop policie dhe ia ka përplasur në makinën e Policisë, tha Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Nada al-Nashif.

Policia  nuk ka pranuar se ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se Amini pësoi "insuficiencë të papritur të zemrës".

Por, familja e zonjës Amini ka thënë se ajo ishte në formë dhe e shëndetshme. 22-vjeçarja ishte nga provinca Kurdistan në Iranin perëndimor, ku tre persona u vranë të hënën pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco