Udhëheqësit botërorë dhe figurat publike mbërrijnë në Londër për funeralin e Mbretëreshës

Udhëheqësit botërorë dhe figurat publike mbërrijnë në Londër për funeralin e Mbretëreshës

08:17, 19/09/2022

Krerët e shteteve dhe anëtarët e familjeve mbretërore nga e gjithë bota filluan të mblidhen në Westminster Hall të dielën,  për t'i bërë nderimet e fundit Mbretëreshës Elizabeth II dhe për të parë arkivolin e saj përpara funeralit.

Ndërsa disa firmosnin librin zyrtar të ngushëllimeve, kujtuan kohët që kishin kaluar me monarkun e ndjerë.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden përmendi një anekdotë qesharake të asaj që i ofronte vazhdimisht biskota kur ai e vizitonte për çaj dhe  ai vazhdonte t'i hante.

“Por ajo ishte i njëjti person me imazhin e saj: e denjë, e nderuar dhe në gjithçka për të shërbyer”, shtoi ai.

Përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian në Londër ishin Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe shefja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte Macron arritën nën një vëmendje të stuhishme të mediave.

Monarku i ri, Mbreti Charles III, deri më tani ka përshëndetur qindra liderë në pallatin Buckingham. Shumica mbërritën me autobus, mes turmave të mëdha, duke kaluar nëpër portat e Pallatit.

Në një rrugëtim të vështirë për t'i thënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës ishte Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska dhe kryeministri Denys Shmyhal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco