ISW: Ukrainasit po zgjerojnë pozicionet e tyre, ata mund të rrethojnë trupat ruse

ISW: Ukrainasit po zgjerojnë pozicionet e tyre, ata mund të rrethojnë trupat ruse

22:19, 18/09/2022

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) ka lëshuar të dhëna që sugjerojnë se forcat ukrainase po zgjerojnë pozicionet në lindje të lumit Oskil dhe në veri të lumit Siversky Donetsk, gjë që mund t’i lejojë ata të rrethojnë trupat ruse që mbajnë qytetin e Limanit.

“Duket se ushtarët rusë në Liman përbëhen kryesisht nga rezervistët e Barsës (Ushtria Luftarake Ruse) dhe mbetjet e njësive të dëmtuara rëndë në kundërofensivë në rajonin e Kharkiv, dhe duket se rusët nuk po drejtojnë përforcime në këtë zonë”, tha ISW.

Ndryshe, as Rusia dhe as Ukraina nuk zbulojnë humbjet e tyre ushtarake, të cilat agjencitë e inteligjencës perëndimore vlerësojnë se janë në dhjetëra mijëra nga të dyja palët. Moska nuk e ka përditësuar numrin zyrtar të vdekjeve që nga 25 marsi, kur tha se 1.351 ushtarë rusë u vranë dhe 3.825 u plagosën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco