Trudeau: Varret masive të zbuluara në Ukrainë janë dëshmi e krimeve ruse

Trudeau: Varret masive të zbuluara në Ukrainë janë dëshmi e krimeve ruse

22:05, 18/09/2022

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau deklaroi sot se varret masive të zbuluara në Ukrainë janë prova e krimeve të luftës të Rusisë në atë vend.

“Natyrisht, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë qenë ndër vendet që kanë ofruar mbështetjen më të madhe për Ukrainën dhe kanë qëndruar përballë veprimeve të paligjshme të Rusisë”, u tha Trudeau gazetarëve në Londër, ku do të merr pjesë nesër në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

"Këto veprime përfshijnë gjithnjë e më shumë krime lufte, ato përfshijnë krime absolutisht të papranueshme,

pavarësisht nëse po flasim për atë që gjetëm në Bucha apo zbulimin e varreve masive në territoret që Ukraina i ktheu kohët e fundit," shtoi ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco