Biden dhe Jill nderojnë Mbretëreshën Elizabeth

Biden dhe Jill nderojnë Mbretëreshën Elizabeth

18:58, 18/09/2022

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka mbërritur në Westminster Hall për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II.

Presidenti u filmua në ballkonin me pamje nga arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth, së bashku me gruan e tij, Zonjën e Parë Jill Biden, raporton BBC.

Sot është dita e fundit e homazheve për monarken më jetëgjatë të Britanisë, e cila u shua në moshën 96-vjeçare më 8 shtator.

Britania është në zi që pas vdekjes së saj, ndërsa me qindra e mijëra qytetarë qëndrojnë në radhë për orë të tëra për të nderuar Mbretëreshën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco