Zelenskyy: Bota në prag të katastrofës bërthamore

Zelenskyy: Bota në prag të katastrofës bërthamore

13:36, 19/08/2022

Bota është në prag të një katastrofe bërthamore për shkak të pushtimit të centralit bërthamor të Zaporizhzhia nga Rusia, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Në një postim në twitter ai pyet:

"Sa kohë do t'i duhet komunitetit global për t'iu përgjigjur veprimeve të papërgjegjshme të Rusisë dhe shantazheve bërthamore?"

Zelensky foli edhe për situatën në termocentralin gjatë fjalimit të tij të natës drejtuar popullit ukrainas.

Ai thotë se nuk ka "asnjë pengesë objektive" për të ndaluar inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të vizitojnë centralin - diçka që IAEA, një organ autonom brenda Kombeve të Bashkuara, e ka kërkuar.

Presidenti ukrainas u shpreh se ai diskutoi dje me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres se si misioni mund të arrinte shpejt dhe i sigurt në uzinë përmes territorit ukrainas.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco