Erdogan do të diskutojë me Putinin për centralin bërthamor në Zaporizhzhia

Erdogan do të diskutojë me Putinin për centralin bërthamor në Zaporizhzhia

13:14, 19/08/2022

 Presidenti turk Tajip Erdogan ka thënë se do të diskutojë çështjen e termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia me presidentin rus Vladimir Putin, pas bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky kërkoi që Rusia të heqë të gjitha minat pranë uzinës gjatë takimit, u tha Erdogan gazetarëve gjatë fluturimit të tij nga Ukraina ku të dy udhëheqësit u takuan të enjten.

"Ne do ta diskutojmë këtë çështje me Putinin dhe do t'i kërkojmë atij në mënyrë specifike që Rusia të bëjë atë që duhet si një hap i rëndësishëm për paqen botërore," tha ai.

Vizita e Erdoganit në Ukrainë ishte e para e tij në vend që nga pushtimi i Rusisë në fillim të këtij viti. 

Të enjten, ai u takua me Zelensky dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së António Guterres.

“Ne nuk duam të përjetojmë një tjetër Çernobil”, tha ai pas atij takimi.

Erdogan - i cili ka mbajtur linjat diplomatike të hapura me Moskën - e sheh veten si ndërmjetës midis dy palëve, thonë korrespondentët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco