Rreziku nga 'Cernobili i dytë', Rusia iu kërkon punëtorëve të mos shkojnë në centralin bërthamor 'Zaporizhzhia'

Rreziku nga 'Cernobili i dytë', Rusia iu kërkon punëtorëve të mos shkojnë në centralin bërthamor 'Zaporizhzhia'

23:34, 18/08/2022

Ukraina akuzoi sërish ushtrinë ruse gjatë ditës së enjte se është duke organizuar një provokim të rëndë në centralin bërthamor të Zaporizhzhas, i cili është kthyer në vëmendjen e të gjithë botës nga frika e një incidenti të mundshëm, të ngjashëm me atë të Cernobilit.

Sipas inteligjencës ukrainase, raportohet se punëtorëve të centralit bërthamor iu është bërë thirrje nga ushtria ruse që të mos paraqiten ditën e nesërme në punë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Agjencia e inteligjencës e mbrojtjes e Ukrainës tha se kishte informacione se stafi i kompanisë bërthamore ruse, Rosatom ishte larguar nga vendi dhe se objekti do të mbyllej për të gjithë, përveç stafit operativ.

Më herët, Rusia kërcënoi se do ta mbyllte objektin dhe gjithashtu hodhi poshtë thirrjet e ndërkombëtarëve për një çmilitarizim të zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco