Moti i keq në Austri, humbin jetën dy fëmijë

Moti i keq në Austri, humbin jetën dy fëmijë

19:58, 18/08/2022

Dy fëmijë 5 dhe 8 vjeç kanë vdekur dhe dhjetë persona të tjerë janë lënduar si pasojë e stuhisë së fortë që goditi Austrinë jugore.

Viktimat ishin pranë një liqeni të vogël në Carinthia kur disa pemë u shkulën nga era e fortë, sipas zëdhënëses lokale të Kryqit të Kuq Melanie Reiter.

Në zona të tjera të kësaj krahine që kufizohet me Italinë dhe Slloveninë, era hoqi çatitë e shtëpive. Kancelari austriak Karl Neuhammer konfirmoi vdekjen e dy fëmijëve në Twitter, duke shtuar se shumë njerëz u lënduan rëndë.

Austria po vuan aktualisht nga një valë të nxehti dhe autoritetet kanë paralajmëruar se mund të ndodhin stuhi. Sipas ekspertëve, ndryshimet klimatike rritin frekuencën dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit, siç janë valët e të nxehtit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco