Terroristi që sulmoi shkrimtarin tha se u ‘inspirua’ nga Ajetollah Khomeini i Iranit

Terroristi që sulmoi shkrimtarin tha se u ‘inspirua’ nga Ajetollah Khomeini i Iranit

19:23, 17/08/2022

Sulmuesi i kapur tashmë nga autoritetet u befasua si shpëtoi shkrimtari britanik Salman Rushdie të cilin e sulmoi. Ai tha se e respekton Ajetollahun e Iranit.

Ai i ka thënë gazetës amerikane ‘The New York Post’ në intervistë se ishte inspiruar nga Ajetollah Ruholla Khomeini që e kishte lëshuar të ashtuquajturën fetva për vrasjen e shkrimtarit britanik me 1989’n. Khomeini kiahte ofruar edhe shpërblim prej 3 milionë dollarësh për atë që e vret.

Ky akt i sponsorizuar i terrorizmit shtetëror nuk ishte tërhequr nga qeveria fanatike e Iranit as paa vdekjes së liderit islamik.

Hadi Matar nuk u deklarua nëse ishte nxitur nga fetvaja e Khomeini, pas vërejtjes së avokatit të tij që ishte prezent gjatë intervistës me NyPost.

Ai i ka thënë gazetës amerikane se e ka sulmuar Rushdie pasi ky e paska sulmuar islamin.

Matar sot u deklarua para gjykatësit se është i pafajshëm për akuzën e tentim vrasjes.

Rushdie 75 vjeç i ka mbijetuar sulmit të të premtes së kaluar edhe pas 10 plagëve nga thika e Matar.  Njëra plagë ishte në qafë. Ai  është në gjendje stabile tani në trajtimin e profesionistëve shëndetësor.

Rushdie si shkrimtar është nderuar me çmimin letrar The Booker për veprat e tija letrare është një avokues i paepur i lirisë së shprehjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco