Identifikohen 8 ushtarë të tjerë rusë të dyshuar për krime lufte në Bucha, plaçkitën shtëpitë e braktisura

Identifikohen 8 ushtarë të tjerë rusë të dyshuar për krime lufte në Bucha, plaçkitën shtëpitë e braktisura

22:57, 16/08/2022

Tetë ushtarë të tjerë rusë janë identifikuar nga shërbimi ukrainas i sigurisë pasi dyshohet se kanë kryer krime lufte.

Këta tetë ushtarë, shumica e tyre nga Njësia 6720 e Shërbimit Federal të Gardës Kombëtare të Federatës Ruse u akuzuan për plaçkitje të pronave dhe vjedhje nëpër shtëpi të braktisura.

Mësohet se ushtarët rusë plaçkitën kompjuterë dhe pajisje shtëpiake, bizhuteri, pajisje, veshje, ushqime etj.

Deri më tani janë shpallur disa ushtarë rusë fajtorë për krime lufte në Ukrainë, shumica prej të cilëve akuzohet se kanë kryer krime në qytetin e shkatërruar nga rusët, Bucha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco