'Nëna Heroinë'/ Putin: 16 mijë euro kush bën më shumë se 10 fëmijë

'Nëna Heroinë'/ Putin: 16 mijë euro kush bën më shumë se 10 fëmijë

21:58, 16/08/2022

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka rifutur titullin “Nëna Heroine” për gratë që lindin dhe rritin dhjetë ose më shumë fëmijë. 
Ata do të kreditohen me një shumë të madhe prej një milion rubla, rreth 16 mijë euro. Ky është një veprim për të frenuar rënien e vazhdueshme demografike në Federatën Ruse që nga viti 2018.

Siç raporton agjencia Tass, rregulli përmbahet në një dekret të publikuar në portalin zyrtar të informacionit ligjor. Në dokument thuhet se “Titulli i Nënës Heroinë duhet t’i caktohet një nënshtetese të Federatës Ruse, e cila ka lindur dhe ka rritur dhjetë ose më shumë fëmijë shtetas të Federatës Ruse”. Megjithatë, nuk është një risi absolute: Titulli është dhënë tashmë nga viti 1944 deri në 1991.

Për t’u bërë “Nënë Heroinë”, shton “Il Messaggero”, duhen disa kushte. Titulli në fakt jepet kur fëmija i dhjetë mbush moshën një vjeç dhe, në të njëjtën kohë, të nëntë të tjerët janë gjallë. Megjithatë, qeveria ruse do të marrë parasysh ata që janë zhdukur ose kanë vdekur gjatë mbrojtjes së atdheut – për shembull duke kryer detyra ushtarake – ose si rezultat i sulmeve.

Rënia demografike

Alarmi për rënien demografike u lëshua dy vjet më parë nga Rosstat, instituti kombëtar statistikor i Rusisë, përgjegjës për regjistrimet ekonomike, sociale, tregtare dhe industriale të Federatës. Sipas vlerësimeve, popullsia ruse mund të bjerë në rreth 143 milionë njerëz deri në vitin 2036 duke pasur parasysh parashikimet në lidhje me fertilitetin, vdekshmërinë dhe migrimin. Sipas të dhënave që datojnë nga viti 2020, Federata ka më shumë se 144 milionë njerëz, krahasuar me 148 milionë në fillim të viteve nëntëdhjetë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco