I shkujdesur dhe i ‘izoluar’/ Boris Johnson ‘braktis’ Britaninë dhe nis pushimet në Greqi

I shkujdesur dhe i ‘izoluar’/ Boris Johnson ‘braktis’ Britaninë dhe nis pushimet në Greqi

21:52, 16/08/2022

Kryeministri në detyrë i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i cili ka vetëm një muaj që ka dhënë dorëheqjen po vazhdon pushimet si një person i shkujdesur në Greqi, teksa opozita në vendin e tij e akuzon atë se e ka lënë vendin “pa kokë” në javët e fundit të administratës.

‘The Sun’ ka ndarë foto të reja të kryeministrit britanik me familjen e tij në një plazh të izoluar në Evia. Ai shihej i shtrirë në rërë teksa lexonte një libër, teksa djali i tij 2-vjeçar luante aty pranë.

Kryeministri ishte parë më herët duke mbërritur në Aeroportin e Athinës në fundjavë dhe duke mbajtur çantën fëmijës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco