Gjykata në Donjetsk dënon 5 shtetas të huaj, 3 me vdekje

Gjykata në Donjetsk dënon 5 shtetas të huaj, 3 me vdekje

10:14, 16/08/2022

Një gjykatë në rajonin separatist të Donjetsk ka dënuar 5 shtetas të huaj, të kapur në luftime në Ukrainë bashkë me luftëtarët ukrainas, duke i akuzuar dhe dënuar ata si mercenarë.

Tre prej tyre, sipas mediave ruse, mund të marrin dënimin maksimal, atë me vdekje. Britaniku John Harding, kroati Vjekoslav Prebeg dhe suedezi Mathias Gustafson, të cilët u kapën duke luftuar rusët rreth qytetit të Mariupol, mund të dënohen me vdekje nga gjykata e Republikës së Donjetskut, ndërsa dy britanikët e tjerë, Dylan Healy dhe Andrew Hill, po ashtu pritet të dënohen maksimalisht por nuk do të ekzekutohen.

Të peste shtetasit e huaj u deklaruan të pafajshëm. Ministria e Jashtme kroate, e cila ka mohuar akuzat, kërkoi lirimin e shtetasit të saj.Qeveritë britanike, kroate e suedeze kane refuzuar bashkëpunimin me qeverinë e republikës së vetë-shpallur të Donjetskut edhe më herët, pasi në qershor u kapën të tjerë shtetas të tyre duke luftuar në Ukrainë, të akuzuar tashmë nga Rusia si mercenarë.



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco