Zelensky shkarkon krerët e shërbimeve sekrete

Zelensky shkarkon krerët e shërbimeve sekrete

10:02, 16/08/2022

Ukraina duket sikur po forcon dita ditës pozicionin e saj mbrojtës në përballjen në terren me Rusinë, dhe falë armatimeve moderne të Perëndimit, veçanërisht raketave HIMARS, ka faktikisht bllokuar avancimin e Moskës.

Kjo situatë qetësie relative në front ka krijuar gjithsesi premisat për një seri “larje hesapesh” në Kiev.

Muajin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelenky firmosi shkarkimin e bujshëm të dy zyrtarëve të lartë dhe strategjikë, deri atëherë të cilësuar si besnikët e tij. Bëhet fjalë për prokuroren e përgjithshme Iryna Venediktova dhe kreun e shërbimeve sekrete (Sbu) Ivan Bakanov, të akuzuar për një kontroll të pamjaftueshëm të institucioneve që drejtonin, ku sipas presidencës po vepronin dhjetëra, ndoshta qindra “tradhtarë” që sipas akuzës ndihmonin planet e Moskës.

Por spastrimet në administratë duket se janë vetëm në fillim. Zelensky ka shkarkuar ditën e djeshme krerët e shërbimeve sekrete në zona strategjike si vetë kryeqyteti, në rastin e Serhiy Zayats dhe Ternopil në rastin e Yuriy Boreichuk.

Para vitit 2014, shërbimet sekrete kontrolloheshin de facto nga zyrtarë prorusë, dhe pjesë e madhe e tyre pas ndryshimit pro perëndimor të ekzekutivit janë larguar me dashje ose forcërisht, në disa raste duke shtuar radhët e drejtueseve rebelë në republikat e Luhanskut dhe Donjeskut, si në rastin e Olga Kachura,  deri në vitin 2011 ishte një oficere e lartë e policisë së Kievit, dhe që kur u vra këtë muaj në Donbas nga një sulm ukrainas po drejtonte një divizion të artilerisë raketore ruse.

[kolonele 1280x720]

Kievi ka frikë se disa nga këto elementë veprojnë ende të fshehur në administratën ukrainase, duke i dhënë një “armë” të frikshme Moskës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco