Zelensky: Ky është rreziku që kërcënon të gjithë Evropën

Zelensky: Ky është rreziku që kërcënon të gjithë Evropën

09:34, 16/08/2022

“Nëse ndodh një “katastrofë” në termocentralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainën jugore, që është nën kontrollin rus që prej muajit mars, e gjithë Evropa do të kërcënohet”, ka paralajmëruar sërish presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Forcat pushtuese po bombardojnë qytete dhe komunitete në rajon,” tha Zelensky në fjalimin e tij mbrëmë.

“Çdo aksident me radioaktivitet në centralin bërthamor në Zaporizhzhia do t’i jepte një goditje vendeve të Bashkimit Evropian, Turqisë, Gjeorgjisë dhe vendeve në rajone më të largëta”, tha Zelensky.

“Nëse veprimet e Rusisë çojnë në katastrofë, pasojat mund të bien mbi ata që heshtin për momentin”, shtoi Zelensky.

Presidenti ukrainas kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të miratojë “sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë” dhe të mos “i nënshtrohet shantazhit bërthamor”.

“Të gjitha forcat ruse duhet të tërhiqen menjëherë nga stacioni dhe zonat përreth tij pa kushte”, shtoi ai.

Centrali bërthamor në Zaporizhia, më i madhi në Evropë, u kap në fillim të marsit nga ushtria ruse në fazën fillestare të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Që nga fundi i korrikut, disa sulme artilerie janë raportuar në uzinë, për të cilat palët ndërluftuese fajësojnë njëra-tjetrën, duke ngritur shqetësimin se mund të shkaktohet një fatkeqësi bërthamore.

Çështja u diskutua javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco