Koreja e Jugut ofron ndihmë në këmbim të çarmatimit bërthamor të Veriut

Koreja e Jugut ofron ndihmë në këmbim të çarmatimit bërthamor të Veriut

08:27, 16/08/2022

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-Yeol i ofroi Koresë së Veriut një paketë ndihme në këmbim të çarmatimit bërthamor të vendit të hënën.

Suk-Yeol e quajti pakësimin e armëve bërthamore "thelbësor" në hapin drejt paqes, duke propozuar mbështetje me ushqim, energji dhe ndihmë në modernizimin e infrastrukturës së rëndësishme në Korenë e Veriut, si në portet, aeroportet dhe spitalet.

Ky propozim duket se nuk ka gjasa të mirëpritet nga Pheniani me krahë hapur, duke pasur parasysh kërcënimin e tij të fundit për t’i "fshirë" autoritetet e Seulit për shkak të një shpërthimi të fundit të COVID-19.

Vetëm një muaj më parë, udhëheqësi Kim Jong Un tha se vendi i tij ishte "gati për të mobilizuar" armët e tij bërthamore në çdo konflikt ushtarak me SHBA-në dhe Seulin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco