Shanghai - Kaos në Ikea: Klientët vrapojnë drejt daljeve kur u njoftua një ‘bllokim’ për shkak të koronavirusit

Shanghai - Kaos në Ikea: Klientët vrapojnë drejt daljeve kur u njoftua një ‘bllokim’ për shkak të koronavirusit

14:24, 15/08/2022

Paniku mbizotëroi të shtunën në një dyqan zinxhiror Ikea në Shangai, kur klientët u informuan se autoritetet shëndetësore të qytetit urdhëruan një bllokim të menjëhershëm, pasi një rast me Covid-19 u zbulua në atë vend.

Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë klientët e tmerruar që vrapojnë drejt daljeve, duke bërtitur dhe shtyrë njëri-tjetrin në përpjekje për të dalë nga ndërtesa para se të mbyllen dyert.

Madje, disa prej tyre janë futur në telashe edhe me personat e sigurisë, për të arritur të “shpëtojnë”, ndërsa disa informacione thonë se të “ngujuarit” janë dërguar në dhoma karantine.

Në një konferencë shtypi të dielën, Zhao Dandan , zëvendësdrejtor i Komisionit Shëndetësor të Shangait, tha për incidentin në fjalë se "dyqani dhe zona e prekur" do të vendosen nën vëzhgim "qark të mbyllur" për dy ditë.

Personat e gjetur brenda hapësirën, ata duhet të kalojnë dy ditë në karantinë dhe pesë ditë nën mbikëqyrje shëndetësore .'

Të hënën, autoritetet shëndetësore të qytetit raportuan gjashtë raste me Covid-19 në Shangai , pesë prej të cilave ishin asimptomatike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco