Masakër në Çikago, makina merr përpara turmën e njerëzve dhe shkakton 3 viktima

Masakër në Çikago, makina merr përpara turmën e njerëzve dhe shkakton 3 viktima

08:08, 15/08/2022

Një krim i frikshëm ka ndodhur në Çikago, kur një drejtues automjeti është shndërruar në vrasës teksa me gjakftohtësi ka përplasur me makinë një grup personash dhe i ka lënë të vdesin, duke u larguar me shpejtësi.

Pamjet nga vendngjarja janë publikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe janë mjaft brutale dhe tronditëse.

Aty shihet se një grup personash kanë qenë në mes të rrugës duke u përleshur, kur papritur makina kalon me shpejtësi marramendëse dhe i hedh të gjithë në ajër.

Sipas TMZ, duke cituar deklaratat e oficerëve të policisë së Çikagos, incidenti i tmerrshëm ndodhi në një bllok të S. Jeffery Blvd pranë Jackson Park, në jug të qytetit.

Shoferi i mori jetën katër personave, me tre prej të cilëve që ndërruan jetë menjëherë.

Njëri prej tyre u dërgua në një spital lokal, por gjendja e tij mbetet e panjohur, ndërsa policia po heton makinën dhe drejtuesin e saj si dhe arsyet e masakrës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco