41 persona  të vdekur dhe 45 të tjerë të  plagosën nga zjarri që ra brenda një kishe në Egjipt

41 persona të vdekur dhe 45 të tjerë të plagosën nga zjarri që ra brenda një kishe në Egjipt

13:01, 14/08/2022

Të paktën 41 persona u vranë dhe 45 u plagosën nga një zjarr që ra brenda një kishe në qytetin egjiptian të Gizës, të dielën.

Sipas policisë zjarri shpërtheu teksa 5000 besimtarë ishin mbledhur për meshën në kishën Abu Sifin në lagjen Imbaba,  duke shkaktuar një rrëmujë, thanë burimet e sigurisë për Reuters.

Numri fillestar i personave të vdekur mendohej se ishte 35 por më pas AP raportoi se numri ishte më i madh , 41 viktima.

Presidenti egjiptian Sisi shkroi në Facebook këtë mëngjes:

“Kam udhëzuar të gjitha agjencitë dhe institucionet përkatëse shtetërore që të marrin të gjitha masat e nevojshme, menjëherë, për t'u marrë me këtë incident dhe efektet e tij dhe për të ofruar të gjithë aspektin e kujdesit shëndetësor për të lënduarit.

Brenda kishës kishte dhe një çerdhe, gjw e cila ka shkaktuar frikën se shumë nga të vdekurit mund të jenë fëmijë.

Një gjenerator i shpërthyer mendohet se ka shkaktuar zjarrin, i cili më pas ka shkaktuar një rrëmujë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco