Kancelari gjermane premton dërgesa të tjera të armëve në Ukrainë

Kancelari gjermane premton dërgesa të tjera të armëve në Ukrainë

14:25, 11/08/2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të enjten se Gjermania do të vazhdojë t'i sigurojë Ukrainës dërgesa me armë për luftën e saj kundër Rusisë.

"Gjermania ka thyer traditën e saj dhe ka furnizuar me armë një zonë lufte," u tha Scholz gazetarëve në një konferencë shtypi në Berlin.

“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen e afërt”, tha Scholz, pa dhënë detaje specifike. 

Në korrik, qeveria gjermane publikoi një listë të ndihmave ushtarake vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse të ofruara për Ukrainën. 

Pajisjet ushtarake të dërguara nga Gjermania në Ukrainë deri më sot përfshijnë 14.900 mina antitank; 500 raketa kundërajrore Stinger; 10 Howitzer vetëlëvizës Panzerhaubitze 2000; dhe 2700 sisteme të mbrojtjes ajrore të lëvizshme Strela; si dhe pajisje anti-drone, municione artilerie dhe pistoleta. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco