Llogaritni tek ne, Scholz premton paketë të re për të ndihmuar qytetarët me faturat e energjisë

Llogaritni tek ne, Scholz premton paketë të re për të ndihmuar qytetarët me faturat e energjisë

14:26, 11/08/2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi të enjten një paketë të re masash, duke përfshirë lehtësimin e taksave, për të ndihmuar njerëzit që po luftojnë me rritjen e faturave të energjisë si rezultat i një bllokimi të gazit me Rusinë, shkruan Reuters.

“Qytetarët mund të llogarisin tek ne, që ne nuk i braktisim ata”, u tha Scholz gazetarëve në Berlin.

Një tranzicion i energjisë drejt burimeve të rinovueshme është bërë synimi kryesor i Gjermanisë dhe ajo nuk do të ngadalësojë përpjekjet për t’u bërë e pavarur nga lëndët djegëse fosile, tha ai në një konferencë shtypi verore, një traditë vjetore nga paraardhësja e tij Angela Merkel.

Evropa është zhytur në një krizë energjetike pasi Rusia ndërpreu rrjedhat e gazit pas pushtimit të Ukrainës në shkurt. Qeveria e Scholz-it ka futur një tarifë energjie për të lehtësuar vështirësit për kompanitë që kanë probleme me çmimet e larta të gazit dhe po e kombinon atë me masat e lehtësimit për familjet në vështirësi.

I pyetur nëse rritja e çmimeve mund të shkaktojë trazira sociale, Scholz tha: “Jo, nuk mendoj se do të shohim trazira në këtë vend në këtë formë, me arsyetimin se Gjermania është një shtet i mirëqenies… Ky shtet i mirëqenies duhet të vie në shprehje në këtë situatë duke thënë se nuk do të lëmë askënd vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco