‘Kim Jong-un u sëmur rëndë, por Koreja e Veriut triumfoi mbi virusin’

‘Kim Jong-un u sëmur rëndë, por Koreja e Veriut triumfoi mbi virusin’

09:48, 11/08/2022

Koreja e Veriut ka shpallur ‘fitoren e shkëlqyer’ në betejën kundër koronavirusit.

Duke folur në një takim me shkencëtarë dhe punonjës të shëndetësisë, Kim Jong-un tha se vetëm 74 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

“Kjo është një mrekulli e paprecedent në historinë e komunitetit botëror të shëndetit”, tha ai. “Fitorja e arritur nga populli ynë është një ngjarje historike, që i tregon edhe njëherë botës madhështinë e shtetit tonë”.

Kurse motra e diktatorit, Kim Yo-jong fajësoi për shpërthimin fletushkat që Koreja e Jugut shpërndau nga ajri. Ajo tha se Koreja e Veriut do hakmerret ashpër ndaj këtij akti armiqësor.

Po ashtu ajo sugjeroi se edhe vëllai i saj është prekur nga koronavirusi.

“Edhe pse ai u sëmur rëndë nga temperatura e lartë, ai nuk u shtri për asnjë moment duke menduar për popullin, për të cilin u kujdes deri në fund të kësaj beteje kundër epidemisë”.

Për dy vitet e para të pandemisë, Koreja e Veriut pretendoi se nuk kishte asnjë rast me infeksion.

Por në maj të këtij viti, vendi raportoi për të paktën 4.8 milionë raste me temperaturë, megjithatë media shtetërore theksoi se shumë pak raste janë infeksione me Covid.

Ekspertët kanë hedhur dyshime mbi këto pretendime të Koresë së Veriut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco