Video/ Avioni ulet në një autostradë në Kaliforni

Video/ Avioni ulet në një autostradë në Kaliforni

08:07, 10/08/2022

Një avion i vogël është detyruar të bëjë një ulje emergjente në një autostradë në Kaliforni, SHBA.

Pamjet tronditës që kanë dalë në dritë tregojnë momentin kur avioni bie mes automjeteve, në momentin kur kishte shumë trafik.

Menjëherë pas uljes ndodh dhe shpërthim dhe avioni përfshihet nga flakët.

Sipas autoriteteve, piloti dhe pasagjeri arritën të dilnin në mënyrë të sigurt nga avioni.

 Avioni gjatë uljes së tij u përplas me një kamion që transportonte tre persona, të cilët gjithashtu nuk u lënduan.

Piloti pretendoi se ai bëri një ulje emergjente në autostradë pasi pësoi një dështim të motorit ndërsa po udhëtonte për në aeroportin Corona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco