Bastisja e rezidencës së Donald Trumpit në Florida/ Kush e nënshkroi urdhrin?

Bastisja e rezidencës së Donald Trumpit në Florida/ Kush e nënshkroi urdhrin?

10:21, 09/08/2022

Kompleksi në pronësi të ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mar-a-Lago të Floridas është mësyrë nga agjentë të armatosur të FBI-së, të cilët janë duke kryer kontrolle të imtësishme, duke zbërthyer edhe kasafortat më të sigurta të tij.

Duket se hetimi ka për pistë kryesore akuzat e ngritura ndaj ish-Presidentit, ku pretendohet se ai ka marrë me vete dokumente të klasifikuara kur u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Po kush e nënshkroi urdhërin?

BBC ka folur me ish-prokuroren e qarkut të SHBA-së për Idaho Wendy Olson për qëndrimin e saj në lidhje me këtë ngjarje.

Ajo thotë se që të ndodh kërkimi duhet të ketë ‘një shkak të mundshëm aktual.’

Shkaku i mundshëm është një standar në ligjin amerikan që duhet të arrihet para se një oficer të mund të kryejë një kontroll, të marrë një urdhër ose të bëjë një arrestim.

“Informacioni nuk mund të jetë i ndenjur, kështu që ka prova që sugjerojnë se disa materiale janë ende atje në Mar-a-Lago ose të paktën ishin në kohën kur gjyqtari nënshkroi urdhërin e kontrollit’ është shprehur Olson.

E pyetur nëse ngjarja ishte e motivuar politikisht Olson shprehet jo duke shtuar se urdhri do të ishte subjekt i një ‘aplikimi rigoroz’’ të nënshkruar dhe verifikuar nga ‘nivelet e larta’ të Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së.

Kjo përfshin thotë ajo drejtorin e FBI-së Chris Wray – të cilin Trump e emëroi – dhe prokuroren e përgjithshme Merrick Garland.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco