Zaporizhzhia jugore do të mbajë referendum për t'iu bashkuar Rusisë

Zaporizhzhia jugore do të mbajë referendum për t'iu bashkuar Rusisë

14:32, 08/08/2022

Kreu i rajonit jugor të Ukrainës Zaporizhzhia ka nënshkruar një dekret që do të mundësojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e rajonit me Federatën Ruse, raporton agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Zaporizhzhia jugore është nën kontrollin rus dhe është fokusi i kësaj faze tjetër të luftës pasi termocentrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia pëson granatime të rënda.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e termocentralit, gjë që ka shkaktuar paralajmërime për një "katastrofë bërthamore" nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco