Guterres: Rreziku i konflikteve bërthamore është rikthyer pas shumë dekadash

Guterres: Rreziku i konflikteve bërthamore është rikthyer pas shumë dekadash

14:11, 08/08/2022

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se kërcënimi i konflikteve bërthamore është rikthyer pas dekadash dhe u bëri thirrje shteteve të armatosura bërthamore të zotohen se nuk do të jenë të parët që do të përdorin armët.

Çdo sulm në një objekt bërthamor është "vetëvrasës", tha Guterres, duke komentuar raportet për bombardimet e reja ruse të objektit të Zaporozhye në Ukrainë, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.

 

Guterres po fliste në një konferencë shtypi në Tokio pasi mori pjesë në Ceremoninë Përkujtimore të Paqes në Hiroshima të shtunën, në përkujtim të 77 vjetorit të bombardimit të parë atomik në botë.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Japonisë që të ndalojë financimin publik dhe privat të projekteve të qymyrit si pjesë e angazhimit të vendit për reduktimin e emetimeve të karburanteve fosile.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi shprehu të shtunën shqetësim të madh për bombardimin e Zaporozhye, duke paralajmëruar rrezikun e një fatkeqësie të mundshme bërthamore, e cila mund të kërcënojë mjedisin dhe shëndetin publik në Ukrainë dhe më gjerë.

Fabrika në Zaporozhye u pushtua nga forcat ushtarake ruse në fillim të luftës, por teknikët ukrainas ende punojnë atje.

Të premten, një linjë elektrike në central u granatua dhe u godit, duke detyruar operatorët të mbyllnin reaktorin, megjithëse nuk u zbulua rrjedhje e materialeve radioaktive.

Të dy palët akuzuan njëra-tjetrën për "terrorizëm bërthamor" të shtunën.

Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës, Energoatom, fajësoi Rusinë për dëmin, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi forcat ukrainase për bombardimin e uzinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco