Kretë: Holandezi i dehur hidhet në pishinën e zbrazët dhe përfundon në spital

Kretë: Holandezi i dehur hidhet në pishinën e zbrazët dhe përfundon në spital

12:57, 07/08/2022

Greqi - Një 20-vjeçar nga Holanda është transferuar në spitalin e gatishmërisë në Kretë mbrëmë vonë, pasi nën efektin e alkoolit është hedhur për t'u zhytur në një pishinë të zbrazët të hotelit ku po qëndronte. 

Ngjarja ndodhi në një hotel në Hersonissos kur 20-vjeçari, i cili më parë kishte pirë një sasi të madhe alkooli , nuk e kuptoi që pishina ishte pa ujë dhe për pasojë u rrëzua dhe u plagos.

Në vendngjarje ka shkuar urgjenca dhe e ka marrë për ta dërguar në spital me lëndime në fytyrë dhe duar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco