Premtimi i Trump: Nuk do të lejojmë që burrat të konkurrojnë në sportet e grave

Premtimi i Trump: Nuk do të lejojmë që burrat të konkurrojnë në sportet e grave

12:14, 07/08/2022

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri thirrje të shtunën që transgjinorët të mos lejohen që të marrin pjesë në sportet e femrave.

‘Mjafton të kesh tru dhe pak logjikë për të kuptuar që është e padrejtë. Është e qartë fare.

Sportet ku femrat konkurrojnë me njëra-tjetrën duhet të praktikohen vetëm nga femrat’, tha Trump, i cili kishte në krah Riley Gaines, një notare e cila doli barazim me atletin transgjinor Lia Thomas në garën e 200 metrave për kampionatin e kolegjeve.

‘Ne do t’i mbajmë burrat larg sporteve ku marrin pjesë gratë’, premtoi më tej Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco