Kreu i OKB kritikon 'lakminë' dhe 'fitimet skandaloze' të kompanive të mëdha të naftës dhe gazit

Kreu i OKB kritikon 'lakminë' dhe 'fitimet skandaloze' të kompanive të mëdha të naftës dhe gazit

07:37, 04/08/2022

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres denoncoi ashpër "lakminë" e kompanive të mëdha të naftës dhe gazit që po bëjnë fitime "skandaloze" në kurrizin e disa prej njerëzve më të varfër në botë.

Guterres tha se kriza u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës dhe u bëri thirrje qeverive kombëtare të tatojnë fitimet e mëdha të kompanive.

“E vërteta është se ne po shohim këto fitime të tepruara, skandaloze nga industria e naftës dhe gazit në një kohë kur të gjithë po humbasim para”, tha Antonio Guterres në një konferencë shtypi me rastin e publikimit të raportit të tretë të OKB-së mbi pasojat globale të pushtimi të Ukrainës nga Rusia.

“Është e pamoralshme që kompanitë e naftës dhe gazit po nxjerrin fitime rekord nga kjo krizë energjetike, në kurrizin e njerëzve dhe komuniteteve më të varfëra, me kosto masive për klimën.

Ndaj “u bëj thirrje të gjitha qeverive që të tatojnë këto fitime të tepërta dhe t'i përdorin këto fonde për të mbështetur më të rrezikuarit në këto kohë të vështira”, shtoi ai, duke vënë bast se një masë e tillë do të ishte padyshim “e kërkuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco