100 njerëz largohen nga Mariupol çdo ditë

100 njerëz largohen nga Mariupol çdo ditë

09:15, 03/08/2022

Qyteti jugor i Mariupolit në Ukrainë, i cili ra nën pushtimin rus pas javësh bombardimesh, po bëhet “i shkretë”.

Petro Andryushchenko, këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, tha se evakuimi po vazhdon – me 50 deri në 100 largime çdo ditë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Po vëzhgojmë një valë të re të atyre që duan të evakuohen, sepse kjo lidhet me veprimet e pushtuesve në mes të qytetit”, thotë ai.

“Kushdo që donte të ndërtonte një biznes të ri në Mariupol duhej të ikte prej andej. Ne presim një valë të re evakuimi.”

Përpara pushtimit, rreth 530 mijë njerëz kishin jetuar në Mariupol. Tani, ky numër llogaritet të jetë 130 mijë banorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco