Australia po lejon dozën e katërt të vaksinës për shkak të numrit të madh të pacientëve të shtruar në spital

Australia po lejon dozën e katërt të vaksinës për shkak të numrit të madh të pacientëve të shtruar në spital

13:57, 07/07/2022

Qeveria australiane ka njoftuar se do të zgjerojë procesin e vaksinimit javën e ardhshme me një dozë të katërt të vaksinës Covid-19, për shkak të rritjes së numrit të pacientëve në spitale të infektuar me nënvariante të reja të virusit omicron, të quajtur BA.4 dhe BA.5.

Ekspertët pohojnë se variantet e reja mund të çojnë në rritje të numrit të shtrimeve në spital dhe vdekjeve, sepse ato transmetohen më shpejt se variantet e tjera të koronavirusit.

“Pandemia nuk ka mbaruar, ne po hyjmë në valën e tretë, e cila po ushtron presion të madh në sistemin tonë shëndetësor dhe spitalor”, tha ministri i Shëndetësisë Mark Butler.

Rreth 4,000 pacientë po trajtohen për Covid-19 në spitalet australiane, numri më i lartë që nga shkurti.

Duke filluar nga e hëna, njerëzit mbi 30 vjeç do të jenë në gjendje të marrin një dozë të katërt të vaksinës, tha Butler.

Vaksinimi deri tani ka qenë i kufizuar për personat mbi 65 vjeç ose pacientë me sëmundje të rënda.

Sipas të dhënave zyrtare, 95 për qind e australianëve mbi moshën 16 vjeç kanë marrë dy doza të vaksinës dhe më shumë se 70 për qind kanë marrë një dozë të tretë.

Kovid-19 ka marrë pak më shumë se 10,000 jetë në Australi, sipas Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco