Johnson jep dorëheqje nga drejtimi i partisë, do të jetë kryeministër deri në tetor

Johnson jep dorëheqje nga drejtimi i partisë, do të jetë kryeministër deri në tetor

11:23, 07/07/2022

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Partisë Konservatore.

Ai do të qëndrojë në pozitën e kryeministrit deri në muajin tetor të këtij viti, kur partia do të zgjedhë një lider të ri që të bëhet kryeministër ose kryeministre, shkruan lajmi.net.

Kryeministri britanik ka qenë në presion të vazhdueshëm për të dhënë dorëheqje që nga largimet e para nga kabineti i kryeministrit që nisën të hënën.

Edhe pse dje Johnson ka thënë se do të vazhdojë të mbajë pozitat e tij, si duket presioni ka qenë i jashtëzakonshëm.

Kujtojmë se zgjedhjet e kaluara të Partisë Konservatore zgjatën gjashtë javë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco