Balerina që i është bashkuar ushtrisë ukrainase për ta luftuar agresionin rus

Balerina që i është bashkuar ushtrisë ukrainase për ta luftuar agresionin rus

18:54, 06/07/2022

Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka publikuar historinë e balerinës që është pjesë e Operës Nacionale të Ukrainës, që iu bashkua ushtrisë së këtij vendi për ta luftuar agresionin rus.

E pavarësisht që hoqi këpucët e baletit për ta marrë pushkën dhe mbrojtur atdheun nga pushtuesit rusë, Olesia Vorotnyk është rikthyer përkohësisht në skenë pavarësisht se po vazhdon stërvitjet ushtarake.

Kjo 30-vjeçare, merret profesionalisht me vallëzim qysh kur ishte 13-vjeçe, dhe prej atij momenti nuk është ndalur duke përfaqësuar me krenari vendin e saj në ngjarje të ndryshme kulturore nëpër botë.

Tani kur rusët po kryejnë vrasje në Ukrainë, vendosi ta lë anash profesionin dhe t’i bashkohet ushtrisë ukrainase, për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të vendit.

Megjithatë, nuk është e vetmja që vjen nga një profil tjetër, por që nuk ka hezituar ta lë anash profesion dhe ta merr pushkën për të luftuar kundër ushtrisë së Vladimir Putinit që filluan pushtimin më 24 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco