Dorëhiqet ministri kroat i Financave

Dorëhiqet ministri kroat i Financave

12:57, 06/07/2022

Ministri i Financave i Kroacisë, Zdravko Mariq, ka thënë dorëheqje mbrëmjen e vonshme të së martës.

Mariq, ishte ai që kishte iniciuar reformën e taksave dhe për kontroll strikt të shpenzimeve. Sa për dorëheqjen ende nuk janë bërë publike arsye, raporton Reuters.

“Jemi falënderues për kontributin e tij në qeveri për gjashtë vjetët e fundit”, ka thënë zëdhënësi Marko Miliq në një qëndrim.

Kryeministri Andrej Plenkoviq menjëherë e ka gjetur pasuesin e Mariq në krye të dikasterit që në portofolin e tij ka financat shtetërore. Fjala është për profesorin e Universitetit të Zagrebit, Marko Primoraq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco