Karvani më i fundit i emigrantëve në Meksikë e ndërpret përkohësisht marshimin drejt SHBA

Karvani më i fundit i emigrantëve në Meksikë e ndërpret përkohësisht marshimin drejt SHBA

12:10, 04/07/2022

Huiztla, Meksikë - Disa mijëra emigrantë që u nisën nga Meksika jugore me qëllimin për të arritur në Shtetet e Bashkuara e ndalën përkohësisht marshimin e tyre të dielën pasi zyrtarët meksikanë dhanë rreth 3,000 leje qëndrimi të përkohshme.

Lejet do t'i lejojnë emigrantët, kryesisht venezuelianë dhe amerikano-qendrorë me fëmijë, të qëndrojnë në territorin meksikan deri në 30 ditë, kohë kur ata mund të ndjekin procedurat e imigracionit, thanë zyrtarët nga Instituti Kombëtar i Migracionit të Meksikës.

“Ne do të vazhdojmë për në Shtetet e Bashkuara me autobusë sepse tashmë e kemi lejen. Nuk kemi më nevojë të ecim”, tha një venezuelian, Ëilliam Molina, pasi mori lejen e tij. Ai po udhëton me 10 të afërm.

Grupi, i cili kishte nisur të ecte nga qyteti kufitar i Tapachula të premten, ishte karvani i nëntë i emigrantëve që është formua deri më tani këtë vit në Meksikën jugore.

Migrimi është kthyer në qendër të vëmendjes pas zbulimit javën e kaluar të një kamioni të braktisur ngarkesash në San Antonio, Teksas, me më shumë se 60 emigrantë brenda. Pesëdhjetë e tre prej tyre vdiqën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco