Ukraina i dërgon SHBA-së, urimet për Ditën e Pavarësisë, kurse Rusia refuzon

Ukraina i dërgon SHBA-së, urimet për Ditën e Pavarësisë, kurse Rusia refuzon

11:59, 04/07/2022

Sot është 4 korriku - Dita e Pavarësisë në SHBA.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka dërguar urimet më të mira popullit të Amerikës dhe presidentit të saj, Joe Biden.

"Gëzuar Ditën e Pavarësisë popullit të SHBA-së dhe Presidentit! I uroj popullit mik të SHBA-së paqe dhe prosperitet. Unë vlerësoj mbështetjen në lidership të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e Ukrainës për vlerat e përbashkëta - Lirinë, Demokracinë dhe Pavarësinë," shkroi Zelensky në Twitter.

SHBA-ja ka qenë një aleat i vendosur i Ukrainës që kur Rusia filloi pushtimin e fqinjit të saj më 24 shkurt, duke siguruar për forcat e armatosura të Kievit me miliona dollarë armë, ndërsa Uashingtoni gjithashtu ka vënë në shënjestër ekonominë dhe elitat e Moskës me sanksione financiare.

Nga ana e saj, Moska nuk ia dërgoi urimet më të mira SHBA-së këtë 4 korrik.

Agjencia e lajmeve AFP raportoi se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: "Urimi i këtij viti vështirë se mund të konsiderohet i përshtatshëm. Arsyeja janë politikat jomiqësore të Shteteve të Bashkuara."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco