Sulmi në qendrën tregtare daneze/ Policia: Nuk është akt terrorist

Sulmi në qendrën tregtare daneze/ Policia: Nuk është akt terrorist

08:57, 04/07/2022

Tre persona humbën jetën kur një 22-vjeçar hapi zjarr në një qendër tregtare në Danimarkë. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e vendit, Kopenhagë.

Policia konfirmoi se ka edhe disa të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Por shefi i policisë së kryeqytetit, Soeren Thomassen tha se nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist.

22-vjeçari i arrestuar kishte një histori të problemeve mendore.

Mes viktimave janë dy adoleshentë danezë dhe një qytetar rus që banonte në Danimarkë.

I arrestuari pritet të merret në pyetje, ndërsa ai kishte postuar me armë në rrjetet sociale, duke u ankuar se mjekimet psikiatrike nuk po i japin efekt.

Aty pranë pritej të jepej një koncert i Harry Styles, që është anuluar.

Dëshmitarët thanë se autori hapi zjarr mbi viktimat pa i përzgjedhur ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco