Ortek akulli në Itali, ka të vdekur

Ortek akulli në Itali, ka të vdekur

08:29, 04/07/2022

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën kur një pjesë e akullit të akullnajës u shkëput dhe rrëshqiti në një shpat mali në Italinë verilindore, të dielën.

Akulli u përplas në një grup prej më shumë se 40 alpinistësh që po largoheshin nga një shteg popullor. Raportohet se 10 persona janë ende të zhduku.

Pesë helikopterë shpëtimi dhe dhjetëra specialistë të kërkim-shpëtimit alpin, duke përfshirë qentë e shpëtimit, janë vendosur në vendngjarje në malin Marmolada në Dolomites.

“Akullnaja u destabilizua në bazën e saj për shkak të disponueshmërisë së madhe të ujit të shkrirë pas javësh me temperaturë jashtëzakonisht të lartë dhe mbi mesataren”, shkroi në Twitter Shoqata Meteorologjike Alpine-Adriatike, duke postuar gjithashtu video të ortekut të akullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco