Aksident tragjik në Gjermani: Vdes babai bashkë me djalin 5-vjeçar

Aksident tragjik në Gjermani: Vdes babai bashkë me djalin 5-vjeçar

16:11, 03/07/2022

Një shofer 44-vjeçar, që po voziste automjetin e tipit Mercedes u përplas me një gjysmërimorkio që po vinte nga Wedringen, të premten për arsye që janë ende të paqarta.

44-vjeçari dhe djali i tij 5-vjeçar nuk i kanë mbijetuar përplasjes së rëndë dhe kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, raporton “Bild”.

Pjesa e komunikacionit ku ka ndodhur aksidenti tragjik është dashur të mbyllet për rreth pesë orë.

“Policia, brigada e zjarrfikësve, shërbimet e shpëtimit, një mjek i urgjencës dhe shërbimet e urgjencës psikosociale dolën ne vendin e ngjarjes”, tha një zëdhënës i policisë të shtunën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco