Pamjet që tregojnë tërheqjen e trupave ruse nga Ishulli i Gjarprit

Pamjet që tregojnë tërheqjen e trupave ruse nga Ishulli i Gjarprit

14:55, 03/07/2022

Në rrjetet sociale janë publikuar fotografitë e ‘evakuimit’ të ushtrisë ruse nga Ishulli i Gjarprit, nga i cili trupat u ‘tërhoqën’ të enjten në orët e para të mëngjesit.

Moska pretendon se këtë veprim e ka bërë si ‘shenjë e vullnetit të mirë’, ndërsa ukrainasit thonë se i kanë dëbuar pas një operacioni të madh ushtarak, ku u bombarduan me dronë e artileri të rëndë, duke i detyruar të largohen.

Nëpër foto shihen helikopterët transportues Mi-8 MTSH dhe ata luftarak Mi 35M. Në një prej fotografive shihet sistemi mbrojtës kundërajror Pancir S-1 pranë sistemit të radarëve, që më pas u shkatërruan nga ukrainasit.

Mbi sipërfaqen e ishullit që ka një hapësirë prej 17 hektarësh, shihen shumica e objekteve ushtarak të shkatërruara si dhe helika e mullirit me erë që prodhon energji elektrike që ka përfunduar në det.

Image

Aty shihen edhe platformat e naftës së këtij ishulli.

Ndryshe tërheqja e rusëve pasoi pas sulmeve të vazhdueshme dyditore, nga ana e ushtrisë ukrainase që vinin nga Odesa. E pas këtij aksioni, rusët u tërhoqën plotësisht nga ky ishull që u bë simbol i rezistencës ukrainase.

E shumica e teknikës dhe pajisjeve ushtarake që u shkatërruan shihen nga Su-30 që ishte ngritur në ajër. Forcat ruse për të fshehur punën e saj dhe të bëmat, me t’u larguar kishte hedhur bomba me fosfor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco