Zelensky: Lufta është larg fundit, por Ukraina duhet rindërtuar

Zelensky: Lufta është larg fundit, por Ukraina duhet rindërtuar

11:03, 03/07/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për rimëkëmbjen e vendit, pas 4 muajve luftime të ashpra kundër forcave ruse.

‘Është e nevojshme jo vetëm që të rikuperohet ajo çfarë është shkatërruar nga pushtuesi, por edhe të krijohen themelet e reja për jetën tonë; të sigurtë, moderne dhe të rehatshme’, tha Zelensky gjatë fjalës së të tij më të fundit.

Sipas presidentit ukrainas, kjo kërkon ‘investime kolosale, miliarda dollarë, teknologji të re, praktikë të mirë, institucione të reja dhe natyrisht reforma’.

‘Pavarësisht sa të vështirë e kemi sot, duhet mbajtur në mend se do të vijë e nesërmja’, tha ndër tjera ai.

Nesër pritet të mbahet në Lugano të Zvicrës takimi mes 40 vendeve donatore, ku qeveria ukrainase synon që për herë të parë të paraqesë prioritetet për rimëkëmbjen e vendit.

Në videon e tij më të fundit, Zelensky u ka rikujtuar se bashkëkombësit se lufta në Ukrainë është larg përfundimit.

‘Luftimet në disa vende janë çdo ditë e më të ashpra dhe kjo nuk duhet harruar’, duke i bërë apel bashkëkombësve që të ndihmojnë me aq sa munden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco