Shefi i NASA-s lëshon alarmin: Kinezët dhe rusët duan të pushtojnë Hënën

Shefi i NASA-s lëshon alarmin: Kinezët dhe rusët duan të pushtojnë Hënën

10:09, 02/07/2022

Nga Maximilian Both, BILD

SHBA dëshiron të dërgojë përsëri astronautë në Hënë, por ata nuk janë të vetmit.

Në gazetën BILD, shefi i NASA-s, Bill Nelson paralajmëron: “Ka një garë të re në hapësirë- këtë herë me Kinën”.

Astronautët e parë të NASA-s janë planifikuar që të udhëtojnë në Hënë në vitin 2025- për herë të parë mes tyre do jetë një grua.

Por planet e Pekinit shkojnë më tej: Kina po planifikon bazën e saj hënore- së bashku me Rusinë!

Ajo duhet të përfundojë në vitin 2035. Nëse kjo funksionon, taikonautët- kështu quhen astronautët nga Kina- mund të kryejnë eksperimente në Hënë nga viti 2036.

Shefi i NASA-s, Nelson nuk ndjehet mirë nga kjo: “Ne duhet të jemi shumë të shqetësuar që Kina po zbret në Hënë dhe po thotë: Tani është e jona dhe ju duhet të qëndroni jashtë”.

Që tani ka një betejë për polin jugor të Hënës: dyshohet se aty ka depozita uji që mund të përdoren në të ardhmen për të prodhuar karburant raketash.

Kjo do të thotë se kushdo që dominon anën jugore të Hënës ka një bazë të rëndësishme në hapësirë. Dhe ndoshta edhe pushtetin.

Në çdo rast, Bill Nelson është i sigurt: “Programi hapësinor i Kinës është një program hapësinor ushtarak”. Ai vetë ka qenë astronaut në hapësirë përpara se të hynte në politikë.

Si një politikan që mbështetet në tonet e buta, Nelson ëhtë shumë i qartë. Ai kritikon vjedhjen e teknologjisë që mundëson pjesëmarrjen e Kinës në garën hapësinore. “Kina është e mirë. Por Kina është e mirë sepse ata vjedhin ide dhe teknologji nga të tjerët”.

Çfarë qëllimesh ushtarake mund të ketë Kina në hapësirë?

Nelson tërbohet nga pyetja e BILD: “Epo çfarë mendoni se do ndodhë në stacionin hapësinor kinez? Ata do mësojnë se si të shkatërrojnë satelitët e të tjerëve”.

Në fakt, Kina ka vite që po punon për teknologjinë që synon ‘kapjen’ e satelitëve me rrjeta robotike me qëllim shkatërrimin e tyre: gjoja për të pastruar mbeturinat e tyre hapësinore, por në fakt satelitët e vendeve të tjera mund të sulmohen në këtë mënyrë.

Ja çfarë po planifikon NASA në Hënë

Me programin Artemis, NASA po planifikon një rikthim në Hënë në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë hapësinore evropiane ESA.

-Këtë vetë, kapsula e parë hapësinore Orion do të fluturojë drejt Hënës dhe do të rrotullohet rreth saj. Orion do jetë pa pilot.

-Astronautët e NASA-s do të jenë të pranishëm në orbitën e dytë të Hënës në vitin 2023.

-Fluturimi i tretë në vitin 2025 do të dërgojë dy njerëz në Hënë: një grua dhe një astronaut me ngjyrë.

Planet e mëtejshme: ndërtimi i një stacioni portë në orbitën e Hënës, një fshat, një platformë lëshimi për në Mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco