Vdekja e emigrantëve në Teksas: Kamionisti ‘i pavetëdijshëm’ se kondicioneri nuk po punonte

Vdekja e emigrantëve në Teksas: Kamionisti ‘i pavetëdijshëm’ se kondicioneri nuk po punonte

09:07, 02/07/2022

Shoferi i një kamioni ku 53 emigrantë vdiqën nga nxehtësia në Teksas nuk e dinte që kondicioneri kishte pushuar së punuari, thonë dokumentet e gjykatës.

Homero Zamorano, 45 vjeç, u gjet i fshehur pranë kamionit të hënën, thonë zyrtarët. Ai është një nga katër personat e akuzuar.

Zamorano dhe informatori Christian Martínez, 28 vjeç, akuzohen se i kanë dërguar mesazhe me tekst njëri-tjetrit para dhe pas gjetjes së kamionit.

Ky është incidenti më vdekjeprurës i trafikimit të qenieve njerëzore në historinë e SHBA.

Disa fëmijë të gjetur në automjet janë ende duke u trajtuar në spital. Viktimat ishin nga Meksika, Hondurasi, El Salvadori dhe Guatemala.

Z. Zamorano u gjet i fshehur në shkurre. Zyrtarët meksikanë thonë se ai fillimisht u përpoq të kalonte duke u hequr si si një nga të mbijetuarit.

Ai u arrestua kur fotot e mbikqyrjes treguan se po ngiste kamionin duke kaluar një pikë kontrolli të Patrullës Kufitare të SHBA në Laredo, Teksas.

Sipas dokumenteve të gjykatës federale, një informator konfidencial i qeverisë që punonte për Emigracionin dhe Doganat dhe policinë e Teksasit u tha zyrtarëve se Zamorano dhe z. Martínez kishin folur pasi u raportuan vdekjet.

Z. Martínez dyshohet se tha: "Shoferi nuk ishte në dijeni se njësia e ajrit të kondicionuar ndaloi së punuari dhe ishte arsyeja pse individët vdiqën".

Dokumentet shtojnë se informatori dhe z.Martínez ishin duke qëndruar disa metra larg njëri-tjetrit kur u zhvillua biseda.

Të dy të dyshuarit përballen me dënimin me vdekje nëse shpallen fajtorë për akuza për kontrabandë dhe konspiracion.

Dy burra të tjerë të akuzuar për përfshirje, Juan Claudio D'Luna-Méndez dhe Francisco D'Luna-Bilbao, janë akuzuar për posedim të armëve të zjarrit dhe për qëndrim të paligjshëm në SHBA. Të dy janë shtetas meksikanë.

Viktimat përfshijnë 27 qytetarë meksikanë, si dhe 14 honduranë, shtatë guatemalanë dhe dy salvadoranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco