VIDEO/ Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 godet Iranin

VIDEO/ Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 godet Iranin

07:57, 02/07/2022

Të paktën tre persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti të fortë që goditi Iranin jugor në orët e para të mëngjesit të sotëm, njoftoi televizori shtetëror.

“Fatkeqësisht deri më tani kemi tre të vdekur dhe tetë të plagosur’ tha për televizionin shtetëror Iranian Merdad Hassanzadeh, kreu i agjencisë së reagimit emergjent në provincën Khormuzgan të rrethuar nga Gjiri.

Mediat iraniane raportuan se  tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë.

 Më herët, Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) vlerësoi se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.0 dhe se ka ndodhur në një thellësi  të cekët prej vetëm 10 kilometrash.

Gjithashtu pesë pasgoditje, pasuan pas tremetit të fuqishëm,  me tre prej tyre me magnitudë 4 ballë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco