Udhëheqësit perëndimorë e mirëpresin marrëveshjen e Turqisë me Finlandën dhe Suedinë

Udhëheqësit perëndimorë e mirëpresin marrëveshjen e Turqisë me Finlandën dhe Suedinë

08:19, 29/06/2022

Vendet perëndimore po e mirëpresin lajmin se Turqia është duke e mbështetur anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancën veriatlantike NATO.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka postuar në Twitter qëndrimin e tij për marrëveshjen mes Turqisë dhe vendeve nordike.

“Lajm fantastik teksa nisim samitin e NATO-s. Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës do ta bëjë aleancën tonë të shkëlqyer, më të fortë dhe më të sigurt”, ka thënë Johnson.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është gjithashtu mbështetës i marrëveshjes, sipas komenteve nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, të cituar nga Reuters.

Ky veprim shënon “një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin e sigurisë,” shton zyrtari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco