Lufta në Ukrainë nuk do të kishte filluar nëse Putini do të ishte një grua, pretendon Boris Johnson

Lufta në Ukrainë nuk do të kishte filluar nëse Putini do të ishte një grua, pretendon Boris Johnson

07:27, 29/06/2022

Vladimir Putin nuk do ta kishte nisur luftën në Ukrainë nëse do të ishte një grua, sipas kryeminstrit britanik Boris Johnson. 

Ai e përshkroi konfliktin në Ukrainë si " një maço i çmendur" dhe i tha transmetuesit gjerman ZDF:

"Nëse Putini do të ishte një grua, gjë që ai padyshim nuk është, por nëse do të ishte, unë me të vërtetë nuk mendoj se ai do të kishte hyrë në një çmenduri të tillë. Nëse doni një shembull të përsosur të maskilitetit toksik, kjo është ajo që ai po bën në Ukrainë."

Johson sugjeroi gjithashtu se duhet të ketë më shumë gra në pozitat e pushtetit dhe shtoi se Perëndimi duhet të mbështesë Kievin në strategjinë e tij ushtarake për të ndihmuar në ndryshimin e dinamikës së konfliktit.

"Ne me të vërtetë duam t'u japim ukrainasve qëndrueshmëri strategjike," tha ai.

Ndërkohë, Emanuel Macron denoncoi sulmin ajror në Kremenchuck si një "krim të ri lufte", duke u zotuar se mbështetja për Kievin nuk do të lëkundet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco