Publikohet transkripti i bisedës telefonike mes Macronit e Putinit, 4 ditë para pushtimit rus të Ukrainës

Publikohet transkripti i bisedës telefonike mes Macronit e Putinit, 4 ditë para pushtimit rus të Ukrainës

13:26, 26/06/2022

Pak ditë para sulmit rus në Ukrainë, tensioni mes Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron është i dukshëm. Këtë e dëshmon transkripti i negociatave mes dy liderëve gjatë një interviste telefonike. Presidenti francez përpiqet më kot të shtyjë drejt një de-përshkallëzimi dhe i propozon një takim me Biden, homologut të tij rus.

“Të jem i sinqertë, doja të shkoja të luaja hokej, po flas me ty nga palestra, duhet të filloj disa ushtrime, por fillimisht do të thërras këshilltarët e mi”, është përgjigjja e Putinit.

Katër ditë më vonë, pas kësaj bisede më 24 shkurt, Rusia pushtoi territorin ukrainas.

Telefonata 9-minutëshe – Transkripti i bisedës telefonike, një nga të shumtat mes Macron dhe Putin para shpërthimit të armiqësive, është pjesë e një dokumentari televiziv që do të transmetohet të enjten e ardhshme në televizionin publik France 2. Bëhet fjalë ëprt një bisedë 9 minutëshe mes dy krerëve të shtetit, e cila u zhvillua më 20 shkurt. Në qendër të diskutimit janë marrëveshjet e Minskut, të nënshkruara mes Kyivit dhe separatistëve prorusë në kryeqytetin e Bjellorusisë, pas pushtimit rus të Krimesë dhe përplasjeve në Donbas. Marrëveshjet e nënshkruara në shtator 2014 dhe shkurt 2015 në prani të përfaqësuesve të OSBE-së, Rusisë dhe disa vendeve perëndimore.

Sulmi ndaj Zelensky-t – “Ti dhe kancelari Scholz më thatë se Zelensky është gati të bëjë një gjest, se ai kishte një projektligj të gatshëm për të zbatuar marrëveshjet e Minskut … në fakt, kolegu ynë i dashur z. Zelensky nuk bën asgjë. Ai të gënjen”, – akuzon Putin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco