FOTO/ ‘Ha 5 vakte në ditë dhe pi 1 litër vodka’, Putin nxjerr nga pensioni gjeneralin obez

FOTO/ ‘Ha 5 vakte në ditë dhe pi 1 litër vodka’, Putin nxjerr nga pensioni gjeneralin obez

12:51, 26/06/2022

Ndërkohë që oficerët e lartë i ranë në luftë, presidenti rus Vladimir Putin ka nxjerrë në fushë të betejës me ukrainasit një gjeneral të dalë në pension dhe mbi peshë.

Putin po mbështetet tani te gjenerali 67-vjeçar për të ringjallur pushtimin e tij që nuk ka shkuar siç duhet.

Gjenerali Pavel, thuhet të jetë në krye të forcave speciale të Putinit në Ukrainën lindore pasi ish-komandanti i njësisë u plagos rëndë në një sulm artilerie, tha një burim për Daily Star.

Veterani gjigant thuhet se ka shërbyer në pushtimin rus të Afganistanit në vitet 1980 dhe ka mbi katër dekada përvojë.

Thuhet se ai ha pesë vakte në ditë dhe pi të paktën një litër vodka. Gjenerali jeton në periferi të Moskës dhe prej pesë vitesh shijonte pensionin e tij, por tani është thirrur në luftë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco